"Në 3 muaj kam pirë 15 litra ujë në ditë" Kampioni kombëtar i bodybuilding rrëfen sakrificat

Kampioni kombëtar në  Bodybuilding , Arbër Xhemali  tregon se pas një suksesi të tillë qëndron një punë e madhe.

Arbër Xhemali: Herën e parë e ke me stres pastaj herëve të tjera ndryshon. Brenda javës ikin muskujt. Në garë isha 103 kile tani jam 112. Mund të marrësh edhe më shumë se ka trupi 3 muaj pa ushqim.  Bëja 1 orë mëngjes stërvitje për muskujt e vegjël, merrja ushqimin e mëngjesit,  pastaj darka me muskujt e mëdhenj. Në 3 muaj kam pirë 15 litra ujë në ditë.

Por për të gara e mbajtur në Shqipëri ishte më emocionuese.

Arbër Xhemali: Gara më e veçantë ishte kjo e fundit se gjithmonë kam garuar jashtë. Teksa garoja në vendin tim të gjithë thërrisnin “Arbër! Arbër!” dhe kjo më jepte adrenalinë.