Ofertë e çmendur për Leaon, Milan rrezikon ta humbasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 11:34
Rafael Leao mund të largohet nga Milani për 150 milionë euro. Pak muaj pasi Maldini refuzoi ofertën e Chelseat për 120 milionë, sulmuesi kuqezi nuk ka rinovuar ende kontratën që skadon në vitin 2024 dhe zërat për një largim të mundshëm janë shtuar kohët e fundit.
Mediat franceze këmbëngulin për interesimin e PSG që me shume mundësi do të humbase shërbimet e Lionel Messit në fund të sezonit. Sulmuesi 23-vjeçar nuk është ulur ende në një tryezë me Milanin për rinovimin dhe PSG mund të paguajë klauzolën 150 milionë.
Për momentin situata mbetet e paqartë por fakti që Leao nuk ka vendosur të rinovojë, flet qartë. Milani mund të humbasë yllin e skuadrës në fund të sezonit.
