Kylian Mbappe kërkon largimin e menjëhershëm nga PSG

Rinovimi i pak muajve më parë nga ku do të përfitojë 120 milionë euro në sezon dhe një seri bonusesh në lidhje me menaxhimin e skuadrës, nuk mjaftojnë për të bindur Kylian Mbappe të vazhdojë për një kohë të gjatë te PSG.

Sipas mediave franceze, sulmuesi kërkon të largohet sa më parë nga Parisi pas disa vendimeve që janë marrë në klub por nuk bëhen të ditura. Mesa duket, Mbappe ka ngelur i pakënaqur. Lajmin e bën të ditur rrjeti “RmcSport” duke theksuar se drejtuesit nuk dëshirojnë ta shesin lojtarin por fraktura mes palëve është bërë shumë e madhe dhe tashmë Mbappe kërkon me çdo kusht largimin.

Ku mund të shkojë? Vështirë do të jetë që Real Madrid të bindë PSG pasi marrëdhëniet mes klubeve janë të tensionuara. Më shumë rreth kësaj çështjeje do të mësohet pas Kupës së Botës ndërsa Liverpool po monitoron nga afër situatën.