Fitore minimale, Barcelona kap Realin me mendjen te Interi (VIDEO)

Nuk derdh shumë djersë Barcelona për të fituar ndeshjen e së dielës në "Camp Nou" me Celta Vigon.

Mjafton një gol i Pedrit në fillim të ndeshjes për të caktuar fituesin e 90 minutave pa shumë intensitet ku djemtë e Xavit kursyen energji për ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër Interit ku kanë nevojë për një fitore në mënyrë që të evitojnë eleminimin e mundshëm që në fazën e grupeve.

Me këtë fitore Barcelona barazon Realin e Madridit në krye të klasifikimit në La Liga.