Kampionati i bodybuilding, Meksi: Sportistët pa mbështetje nga shteti, jam në gjyq për shpërblimin
45 atletë shqiptarë u bënë bashkë në kampionatin mbarëkombëtar për bodybuilding dhe fitness.
Marin Meksi, kampion i botës në bodybuilding, gjatë një interviste për Ora News tha se gara pati konkurencë dhe krahas meshkujve me një pjesëmarrje të kënaqshme ishin dhe femrat.
Pa përjashtuar këtu as personat me aftësi ndryshe.
Rreptësia që kjo disiplinë kërkon për Marin Meksin nuk ka dallim mes gjinive, mirëpo ka kosto.
"Është sport luksi padyshim. Është shumë i kushtueshëm."
Gjithashtu ai shprehet se sportistët nuk kanë mbështetje nga shteti, ndërkohë që ende nuk ka marrë dot shpërblimin e tij dhe është në proces gjyqësor.
"Nuk kam marrë shpërblimin tim për titullin ndërkombëtar."
Duke mos e mohuar se sporti bodybuilding dhe fitness është pak i promovuar në Shqipëri, kampioni i botës tha se duhet bërë më shumë për familjarizimin e kësaj disipline me shoqërinë.

