Napoli humbet mbrojtësin shqiptar për ndeshjen e UEFA Champions League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 13:15
Lajmi i keq për Napolin dhe mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani. Shtatlarti dardan nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalleti për ndeshjen e dytë kundër Ajax që do të luhet të mërkurën në “Maradona”.
Rrahmani u dëmtua në minutën e 80 të ndeshjes Cremonese-Napoli ku të kaltërit fituan 4-1, ndërsa analizat e detajuara evidentuan një lodhje muskulare që e detyron qëndërmbrojtësin të ngrejë flamurin e bardhë.
Gjithsesi, ky nuk është një dëmtim alarmant për Rrahmanin që do të jetë gati për sfidat e radhës ndoshta jo për fundjavën e ardhshme por me siguri në duelin e datës 24 tetor kundër Romës.
