5 shqiptarë në San Sebastian për ndeshjen e UEFA Europa League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 13:59
Arbitra shqiptarë në një nga ndeshjet më të forta të UEFA Europa League. Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në sfidën baske mes Real Sociedad dhe Sheriff Tiraspol.
Takimi i fazës së grupeve do të shikojë si protagonist edhe një tjetër shqiptar, Regi Lushkjen. Mesfushori që u transferua në Laçi në Moldavi në fillim të vitit, pritet të luajë titullar në këtë përballje.
Enea Jorgji do të mbështetet në këtë sfidë nga ndihmësit Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Florian Lata. Ndeshja e fundit europiane që ka drejtuar arbitri shqiptar Jorgji është ajo e 4 gushtit në Europa League mes Malmo dhe Dudelage.
