“Kjo Shqipëri do të na nderojë në Europian”, Edmond Ruço i bindur: Do të shkojmë shumë larg me këtë grup

 

Edmond Ruço është i bindur në suksesin e Shqipërisë në Europian.

Pavarësisht rezultateve të fundit jo të mira që kanë lënë shije të hidhur tek tifozët, Ruço është shprehur se Kombëtarja ka për të arritur shumë larg, në emisionin “Ora Sport" në RTV ORA.

Edmond Ruço: Këta lojtarë nuk i kemi pasur kurrë më herët, pavarësisht rezultateve që kemi pasur kohët e fundit. Besoj se Shqipëria do të na nderojë tani me këtë grup. Me këtë grup që kemi, shpresoj dhe besoj se do të ecim shumë lart.