Armand Duka debaton me moderatorin e emisionit për analizën e Kombëtares

Shqipëria është gati për të nisur një rrugëtim të ri në eliminatoret e Europianit dhe pse u zhgënjye në Ligën e Kombeve.

Në emisionin e “Ora Sport” në RTV ORA ishte edhe kreu i FSHF, Armand Duka përmes një lidhje “Skype” ku komentoi shortin.

I pyetur nga moderatori i emisionit, Altin Sulçe, nëse ka pasur një analizë sa i përket ndeshjeve të fundit të Kombëtares dhe njëkohësisht pakënaqësisë së tifozëve, Duka u shpreh: Nuk ka asnjë ekip amator që nuk bën një analizë para dhe pas një ndeshje, para dhe pas një kompeticioni. Si mund të mendosh që një Kombëtare nuk bën një analizë? Por sigurisht që kjo nuk bëhet në asnjë studio televizive.

Sakaq moderatori Sulçe, u shpreh se nuk dihet ende asgjë nga ato se çfarë mund të thuhen dhe vendimet që mund të merren në këtë analizë të Kombëtares.

“Nuk kam dëgjuar asnjëherë analizën e Ora Neës se çfarë thuhet aty brenda kur keni ju ato diskutimet tuaja. E keni dëgjuar ndonjëherë analizën e Francës, Italisë apo Gjermanisë?”, u shpreh  Duka.