Prangoset ultrasi i Elbasanit që dhunoi dy policë në Pogradec, Shikoni videon
Ndeshja e javës së dytë në Kategorinë e Dytë mes Pogradecit dhe Elbasanit e luajtur të dielën, u mbyll me paqe në fushë dhe luftë në shkallë.
Në transfertën e qytetit liqenor kishin udhëtuar qindra ultras të Elbasanit, të cilët shkaktuan trazira në pjesën e stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe rreth tij.
Polcia bën me dije se ka arrestuar një 24-vjeçar, pjesë e tifozëve miq, i cili akuzohet për veprat penale, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sipas policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit Pogradeci-Elbasani e mbyllur në barazim 1-1, 24-vjeçari E.V., i ndaluar, së bashku me persona të tjerë, dëmtuan rrethimin e jashtëm të stadiumit “Gjorgji Kyçyku” dhe për shkak të detyrës, goditën 2 punonjës policie.
Përsa i përket ndeshjes, fillimisht Pogradecci kaloi në avantazh me Rapon por Kasa barazoi shifrat ndërsa gjatë gjithë sfidës janë regjistruar përplasje mes policisë dhe tifozëve verdheblu. Elbasani është rikthyer këtë sezon në Kategorinë e Dytë nën siglën AF Elbasani pas falimentitmit të Klubit të Futbollit Elbasani.
