CR7 rikthehet vendimtar për Manchester United, shënon golin e parë sezonal në Premier (VIDEO)
Cristiano Ronaldo rilind me një gol që mund të ndryshojë sezonin e sulmuesit portugez. Realizimin numër 700 në karrierën e tij me klubet, Ronaldo e shënon në “Goodyson Park”.
Numri 7 që duket i humbur në një sezon të komplikuar, shënoi golin e parë personal në Premier League këtë sezon dhe atë të fitores 2-1 në fushën e Everton ku fillimisht Iwobi kaloi skuadrën e Lampard në avantazh por me pas Anthony barazoi dhe Cristiano shënoi të dytin në minutën e 44 pasi hyri në lojë disa minuta më parë si zëvendësues.
Realizim shumë i rëndësishëm për portugezin por edhe për Manchester United që fiton në një transfertë shumë të vështirë që nisi në malore për “Djajtë e Kuq”. Pas 8 javëve të para Manchester United qëndron në vendin e 5 me 15 pikë por edhe me një ndeshje më pak se Arsenali dhe Manchester City.
