Tenderi Ujësjellësit Elbasan pa garë, e fiton kompania e biznesmenit nën hetim nga prokuroria

Ujësjellës dhe Kanalizimet në Elbasan ndjek gjurmët e Bashkisë sa i përket procedurave tenderuese.

Së fundmi për ndërtimin e rrjetit ujësjellës të Bradasheshit fituesi është shpallur pa garë.

Në prokurimin me vlerë 183 milionë lekë, ose rreth 150 mijë euro, ka marrë pjesë vetëm kompania Bajrami N, e cila është shpallur edhe fituese pasi autoriteti që ka hapur tenderin nuk ka vërejtur problem në kriteret e paraqitura.

Por dukshëm vihet re se edhe për shkak të mungesës së konkurrencës shuma e kërkuar për realizimin e punimeve ka qenë sa 97 për qind të vlerës që ka pasur në dispozicion ujësjellësi i këtij qyteti.

Punimet për rrjetin e linjës së ujësjellësit do të duhet të përfundojnë brenda 12 muajve nga nënshkrimi i kontratës.

Sipas të dhënave zyrtare kompania është në pronësi të Nazif Bajramit.

Po ashtu ai rezulton se në vitin 2017 është një nga biznesmenët e vënë nën hetim nga Prokuroria e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit për hetimin e pasurive të 67 personave

Por pavarësisht se hetimi I tenderave pa garë është konsideruar prioritet nga qeveria dhe organet hetimore, duket se ende nuk ka rezultat në këtë fushë.

Madje as rekomandimet e komisionit të prokurimeve publike nuk po gjejnë më zbatim.

Tenderi Ujësjellësit Elbasan pa garë, e fiton kompania e