Marrëveshje BE-SHBA për privatësinë e të dhënave, ja çfarë synon
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që do të kufizonte aftësinë e agjencive amerikane të sigurisë kombëtare për të hyrë në informacionin personal të njerëzve, si pjesë e një marrëveshjeje transatlantike për shkëmbimin e të dhënave me Bashkimin Evropian.
Dekreti vjen pas negociatave të gjata midis Shteteve të Bashkuara dhe BE-së pasi gjykata më e lartë e bllokut vendosi në vitin 2020 se Uashingtoni nuk mbronte mjaftueshëm të dhënat e Evropës kur ato u transferuan përtej Atlantikut.
Shqetësimet e gjyqtarëve u përqëndruan në atë se si programet e mbikëqyrjes amerikane nuk kishin masat e duhura për qytetarët evropianë për të adresuar mënyrën se si qeveria mblodhi të dhënat e tyre.
Urdhri do të krijojë një organ të ri brenda Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, i cili do të mbikëqyrë sesi agjencitë e sigurisë kombëtare amerikane janë në gjendje të aksesojnë dhe përdorin informacione si nga qytetarët evropianë ashtu edhe nga ata amerikanë.
Gjithashtu do t'u japë kompetenca të reja zyrtarëve të mbrojtjes së lirive civile brenda Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA, një organ që mbikëqyr punën e agjencive, për të hetuar shkeljet e mundshme të të drejtave të privatësisë së njerëzve.
Kur të krijohet, e ashtuquajtura Gjykata e Shqyrtimit të Mbrojtjes së të Dhënave brenda Departamentit të Drejtësisë do t'i lejojë njerëzit të paraqesin padi nëpërmjet të ashtuquajturit "avokat i posaçëm" për të sfiduar mënyrën se si përdoren të dhënat e tyre nga këto agjenci, duke shënuar një kufi potencialisht të rëndësishëm për si funksionojnë Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
Vendimet e gjykatës synohen të jenë të pavarura dhe detyruese, tha Sekretarja e Tregtisë Gina Raimondo në një konferencë të enjten.
Ky proces pritet të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe do të çojë në publikimin e një pakti përfundimtar afërsisht në mars 2023.
