Britani: 26-vjeçari i hyn në shtëpi dhe e ngacmon seksualisht gruan teksa ajo flinte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 22:35
Një grua ka qenë duke fjetur në shtëpinë e saj kur papritur një burrë ka hyrë në shtëpinë e saj duke e ngacmuar edhe seksualisht.
Ngjarja e frikshme është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Anglinë veriperëndimore, në Cheshire.
Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari është arrestuar dhe më pas është liruar me kusht. Megjithatë, hetimet për ngjarjen vazhdojnë.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonës që të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të respektojnë të gjitha masat e sigurisë gjatë natës.
