Spar feston 6-vjetorin në Shqipëri/Më pranë klientit, kujdes i shtuar ndaj natyrës dhe shumë dhurata
Për 6 vite me radhë, Spar Albania ka synuar të jetë pranë klientëve me cilësi dhe çmime të arsyeshme produktesh. Deri në 31 dhejtor, Spar do të shpërndajë 60 000 euro për 60 klientë fitues. Ndërkohë që veç klientëve, fokusi është edhe te natyra, duke zëvendësuar qeset plastike me ato të letrës.
Me 74 marketet dhe hipermarketet e tij anembanë Shqipërisë, Spar Albania, ka synuar që përmes kësaj përhapje të gjerë të shkojë në çdo skaj të vendit, për të qenë sa më pranë çdo qytetari, duke sjellë veç cilësisë së lartë edhe çmime të arsyeshme, për ta bërë atë një market të të gjithëve.
Redona Kalaja, Menaxhere e Marketingut e Spar Albania, tregon edhe ndjeshmërinë që rrjeti i madh botëror ka ndaj natyrës.
“Sot kemi një klient më të vetëdijshëm, i cili është i kujdesshëm ndaj cilesisë, prejardhjes, natyrisht dhe çmimit të produkteve që konsumon. Kemi vënë re se gjithmonë e më shumë konsumatori po kujdeset edhe për procesin pas konsumit. Pra impaktin qe ambalazhimi apo mbetjet kanë në ambjentin ku jetojmë. Në këtë prizëm, Spar Albania ka ndermarrë një nisme për heqjen 100% të çantave plastike dhe zëvendësimin e tyre me material të riciklueshëm brenda muajit tetor 2022”-tha ajo.
Duke qenë se Spar feston 6 vjetorin e tij në Shqipëri këto muaj, deri në përfundim të festave
dimërore, klientët do të mund të përfitojne nga surprizat dhe dhuratat e shumta që kompania ka përgatitur për ta.
“Veçanërisht këtë 6 vjetor klientët tanë do të kenë jo 1 por 60 mijë arsye për të zgjedhur Spar për blerjet e tyre! Përveç ofertave të shumta, këtë përvjetor 60 do të jenë klientët me fat për të cilët do të rezervojmë dhurata fantastike në kuadër të lojës shpërblyese që ka nisur tashmë në të gjithë rrjetin Spar. Çdo muaj, deri në 31 dhjetor, klientët tanë do të kenë mundësinë të fitojnë kupona blerjeje në Spar, deri në 60 mijë euro”- u shpreh Kalaja.
Një kujdes të veçantë Spar e reflekton gjithashtu në zgjedhjen e një game të larmishme prej 40.000 artikujsh, të cilët u ofrojnë klientëve cilësinë e çertifikuar të produkteve lokale apo të importuara nga vende si Italia, Gjermania, apo Holanda.
Spar Albania është pjesë e Grupit BALFIN, të themeluar nga sipërmarrësi Samir Mane në Vjenë të Austrisë rreth 30 vjet më parë si dhe pjesë e Spar International, që operon me një rrjet hipermarketesh dhe supermarketesh në 48 shtete në të gjithë botën.