Londër, aktivistët veganë derdhin qumështin në supermarkete, ja si reaguan klientët

Dy supermarkete të shtrenjta në Londër u “goditën” nga aktivistë veganë në shenjë proteste kundër industrisë së qumështit.

Në këtë skenë ka reaguar një klient, i cili ka tentuar të ndihmojë sigurimin të largojë aktivistët.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua që janë anëtarë të Rebelimit të Kafshëve, një grup që është ndarë nga grupi aktivist mjedisor Extinction Rebellion.

Aktivistët veganë hynë në Fortnum & Mason në Piccadilly rreth orës 11:45, raporton Daily Mail.

Ata morën shishe qumështi nga raftet dhe i derdhën në tapetin e kuq.

Pak më vonë, në orën 12.30, ata shkuan në Selfridges në Oxford Street duke derdhur qumësht mbi djathërat.

Londër, aktivistët veganë derdhin qumështin në

Ata pretenduan se ishin sulmuar në Selfridges nga një nga kalimtarët.

Në videon që kanë postuar vetë, duket se bëhet fjalë për një mashkull që i ka vënë dorën vajzës para qafës.

Në të njëjtin incident, një nga klientët e dyqanit pyet sigurinë se pse nuk do të ndërhyjnë. “Nuk na lejohet” i përgjigjen.

Policia nuk ka arrestuar njeri për këtë ngjarje.