Çfarë po ndodh me Trump? Sërish nën hetim nga Departamenti i Drejtësisë

Departamenti i Drejtësisë dyshon se ish-presidenti Donald Trump mund të ketë ende dokumente të klasifikuara që i hoqi nga Shtëpia e Bardhë kur la detyrën në janar 2021.

Kreu i çështjeve të kundërzbulimit të DD-së, Jay Bratt, së fundmi u tha avokatëve të Trump se departamenti besonte se ai nuk i kishte dorëzuar të gjitha dokumentet qeveritare që mori kur la detyrën, të klasifikuara ose jo, raportoi NBC.

Lajmi vjen dy muaj pasi agjentët e FBI-së të autorizuar nga një urdhër kërkimi bastisën rezidencën e Trump në Florida dhe sekuestruan mijëra dokumente qeveritare. Më shumë se 100 nga të dhënat u shënuan të klasifikuara.

Ai gjithashtu vjen disa ditë pasi arkivistja në detyrë e Shteteve të Bashkuara, Debra Steidel Wall, në një letër drejtuar Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve ende nuk i ka rikuperuar të dhënat e stafit të Shtëpisë së Bardhë të Trump.

Zëdhënësi i Trump, Taylor Budowich, në një deklaratë për NBC News, tha: “Departamenti i armatosur i Drejtësisë dhe FBI-ja e politizuar po shpenzojnë miliona e miliona taksa [dollarë] amerikanë për të përjetësuar gjuetinë e shtrigave pas gjuetisë së shtrigave”.

Budowich tha se “të gjithë presidentët e fundit kanë lëvizur miliona faqe dokumentesh” dhe argumentoi se “Presidenti Trump është duke u shënjestruar padrejtësisht, në mënyrë të paligjshme dhe jokushtetuese, sepse ai nuk do të ndalojë së luftuari për t’i rikthyer pushtetin popullit”.