Musk shpjegon pse e dëshiron Twitter-in: Unë bëj shaka dhe futem në telashe, por është një mjet besimi

Miliarderi amerikan Elon Musk thotë se dëshiron të blejë Twitter jo për qëllime fitimi, por për t'u dhënë njerëzve një platformë të cilës mund t'i besojnë.

“Nuk e dua Twitterin për para. Nuk është se dua të blej një jaht dhe nuk e përballoj dot. Unë nuk kam asnjë varkë. Por unë mendoj se është e rëndësishme që njerëzit të kenë mjetin më të besueshëm dhe gjithëpërfshirës për të ndarë idetë në mënyrë transparente, në mënyrë që të mund t'i besojnë", tha Musk për Financial Times.

Gazetari thekson se Musk është “aq i apasionuar” pas rrjetit social, saqë vendosi të blejë kompaninë, gjë që sipas tij i shton nivelin e vështirësive.

“Po bëj shaka në Twitter...Shpesh futem në telashe... Nuk e di, më duket çmendurisht terapeutike shprehja e vetvetes në Twitter. Është një mënyrë për të përcjellë mesazhin tek publiku”, shtoi Musk.

Në prill, pronari i Tesla dhe SpaceX ofroi 44 miliardë dollarë për Twitter, por më pas kërkoi një auditim të kredencialeve të kompanisë dhe numrin e llogarive false që po përdoreshin.

Sipas Musk, rrjeti social e nënvlerësoi numrin e këtyre llogarive, ndërkohë që nuk dha informacion të mjaftueshëm kur u pyet.

 Ai ishte gjithashtu ishte i pakënaqur me politikën e personelit të kompanisë.

Më vonë, më 8 korrik, Musk informoi Twitterin se refuzon ta blejë atë.

Rrjeti social ka ngritur padi kundër biznesmenit.

Pak ditë më parë u bë e ditur se këshilltarët e Musk dërguan një njoftim në rrjetin social se sipërmarrësi synon të përfundojë marrëveshjen për kushtet që ishin parashikuar në 25 prill dhe këmbënguli për anulimin e gjyqit, i cili është caktuar për në 17 tetor, në mënyrë që "të mblidhen pa probleme fondet e nevojshme dhe ta përfundojnë atë më 28 tetor."