Donte të rriste madhësinë, la unazën metalike në penis për katër muaj, përfundon në spital

Një 35-vjeçar nga Tajlanda, jetonte me një unazë të bllokuar në penis për katër muaj derisa dhimbja u bë e padurueshme.

Ai thuhet se e vendosi unazën rreth organit të tij gjenitale në ditën e Shën Valentinit vitin e kaluar, me besimin e çuditshëm se kjo do të rriste përmasat e tij.

Për fat të keq, unaza metalike përfundimisht ndërpreu qarkullimin, duke e bërë atë të fryhet.

Burri u dërgua në urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm Krungthai në provincën Nonthaburi në Tajlandë më 1 tetor, pasi ai u ankua për dhimbje në penisin e tij.

Mjekët, megjithatë, nuk mund ta ndihmonin atë dhe iu desh të thërrisnin zjarrfikës vullnetarë nga Fondacioni Ruamkatanyu për të hequr në mënyrë të sigurt unazën.

Duke përdorur prerëse dhe vegla elektrike, ekipi i shpëtimit iu desh më shumë se një orë për të çliruar penisin e fshatarit pasi u kujdesën të mos e prisnin me instrumentet e mprehta.

Mjekët thanë se unaza u hoq në kohën e duhur, pasi burri ishte në prag të infeksionit dhe rrezikohej t'i prehej organi gjenital.