Halimi: Besnik Cani tashmë është prokuror, vendimet e Strasburgut janë deklarative
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, avokati Eduart Halimi u shpreh se të gjitha vendimet e Strasburgut janë deklarative.
Ai theksoi se tashmë prokurori Cani është i tillë dhe duhet rikthyer në detyrë pasi është konfirmuar në detyrë nga KPK.
Halimi: Të gjitha vendimet e Strasburgut janë deklarative, ajo ka referuar që të shprehet për kërkimin e rikthimit të gjyqtarit, sepse bazuar në vendimet e tyre është deklaruar se vendimet e saj janë deklarative dhe duhet shteti shqiptarë të marrë vendime. Për mua zoti Cani është prokuror sepse ai është konfirmuar në detyrë në shkallën e parë dhe vendimi në Apel është konsideruar si nul.
Çështjeve që u nuk u dha përgjigje Strasburgu sepse nuk janë në juridiksionin e tyre, do të adresohen në autoritetet shqiptare. Cani pasi mund të marrë detyrën mund t’i drejtohet KPA-së dhe institucionet e tjera, do të marrë hapat e duhur ligjorë. Kaq qenë një proces i gjatë ky i Canit derisa në 13 shtator Strasburgu mori vendimin dhe e shpalli sot të arsyetuar.

