Çlirim emocional nëpërmjet holistikës
Holistika ka filluar të futet në Shqipëri. Trajnerja Jorida Çomani thotë se kjo është mundësi e të marruarit me veten që nëse kemi një problem nuk është e nevojshme menjëherë të shkojmë te mjeku.
Sipas saj mund të punojmë përmes metodave holistike për të përmirësuar shëndetin tonë mendor dhe i rëndësishëm është meditimi, praktikat e frymëmarrjes.
Në rastet kur përjetojmë ankth sipas Çomanit nuk duhet ta shohim si një sëmundje por si një një alarm që mendja po i jep trupit dhe emocioneve të tua që diçka nuk po funksionon mirë.
Jorida Çomani: Mund të fillohet kurdo. Duhet filluar me mënyrën se si i mendojnë gjërat. Në këtë periudhë kemi pasivisht ankthin dhe duke jetuar në realitet në ndryshim të vazhdueshëm ndjejmë ankthin. Këta persona që ndjejnë ankthin, metoda e parë është mendimi. Nëse e shikon ankthin si sëmundje të bëhet më e fortë. Nëse e shikon si pjesë e jotja që nuk është një sëmundje është një alarm që mendja po i jep trupit dhe emocioneve të tua që diçka nuk po funksionon mirë si me mënyrën si i mendon gjërat si dhe se si po e trajton vete.
Me 10 deri 15 frymëmarrje në ditë mund të përmirësojmë ankthin.
Apollonia hap dyert për “Fokus Award 2022”
28 Shtator, 19:37
Jorida Çomani: Gjëja e parë për ankthin gjëja e parë janë teknikat e frymëmarrjes, të pranuarit se ankthi nuk është një sëmundje por një gjendje zgjimi. Është pastaj praktika konkrete. Me 10 deri 15 frymëmarrje në ditë mund të përmirësohemi.
“Nuk është ushqimi i pari as uji është ajri. Nëse nuk kemi ajër çdo gjë mbaron. Nëse trupi përjeton frik, panik apo ankth truri jonë nuk merr oksigjen. Për të ulur dozat e ankthit praktikojmë oksigjenimin e trupit. Nga një gjendje urgjence fillon dhe parametrat e trupit përmirësohen vetëm përmes teknikave të frymëmarrjes. Është më mirë se të bësh një ilaç”, tha Çomani.


