Zemra “po lë” moshën e mesme, mjekët: Shkak stili i jetesës dhe stresi
Niveli i lartë i stresit por edhe stili i jetesës po shton numrin e personave të prekur nga sëmundjet e zemrës. Mjekët kardiologë thonë se gjithmonë e më shumë po shohim moshën e mesme që vuan prej këtyre problemeve.
Kardiologu Taulant Gishto sapo doli nga një urgjencë, duke i shpëtuar jetën një 60-vjeçari, e pak para tij ishte një 25-vjeçar me probleme me zemrën.
"Ishte një 25 vjeçar, përdorues i lëndëve narkotike. Ndërsa rasti i 60-vjeçarit kishte të gjithë faktorët e riskut, moshën, hipertensionin, diabetin dhe kishte trashëgimi familjare për sëmundjet koronare".
Kohët e fundit, numri i personave të grupmoshës 40-60 vjeç po vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Stili i jetesës por edhe niveli i lartë i stresit janë shkaktar kryesor të kësaj gjendje.
"Është një grumoshë që po vjen gjithmonë e më shumë në spital në kushtet e një ifarkti akut miokardi. Gruopmosha nga 40 nën 55 vjeç sot është një grupmoshë e zakonshme në repartin e njësisë intensive koronare. Sot dhe niveli i stresit te individët është më i lartë, sidmos pas kalimit të pandemisë."
Gjatë periudhës së pandemisë, ka më shumë persona që vujanë nga sëmundjet kardiovaskulare, e mes tyre i lartë është edhe numri i të rinjve.
"Kushdo që ka kaluar Covidin ka parë një pritje hipetensive. Covidi ka ndikuar te shfaqja e aritmive".
Sëmundjet e zemrës janë ndër sëmunjet më të përhapura në Shqipëri, e për rrjedhojë edhe numri i vdekjeve prej tyre është i lartë.
