Studimi i ri: Pirja e 2 deri në 3 filxhanë me kafe në ditë të zgjasin jetën
Njerëzit që pinë dy deri në tre filxhanë kafe çdo ditë mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre. Ky zakon duhet të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm sipas një studimi të ri i cili nënvizon se njerëzit që pinë kafe kanë një rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Studimi zbuloi se ulja e këtij rreziku u pa tek pirja e 2 ose 3 filxhan kafe në ditë.
Profesor Peter Kistler i Institutit të Kërkimeve të Zemrës dhe Diabetit Baker, Australi, i cili ishte drejtuesi i studimit tha: “Kafeina është përbërësi më i njohur në kafe, por pija përmban më shumë se 100 përbërës biologjikisht aktivë.Gjetjet tona tregojnë se pirja e sasive modeste të kafesë të të gjitha llojeve nuk duhet të dekurajohet, por mund të shihet si një sjellje e shëndetshme për zemrën."
Studimi përfshiu 449,563 njerëz të cilët plotësuan një pyetësor ku pyetën se sa filxhanë kafe pinin çdo ditë dhe nëse pinin zakonisht kafe të çastit, të bluar ose pa kafeinë.
Rezultatet e sondazhit nxorën në konkluzion se lloji i zakonshëm i kafesë pihej nga në 44,1%, kafja e bluar 18,4% dhe pa kafeinë në 15,2%, dhe 22.4% nuk pinin kafe.
Studimi zbuloi se të gjitha llojet e kafesë ishin të lidhura me reduktimin e vdekjeve nga çdo shkak.
