Dita Botërore e Zemrës, 87 mijë persona vuajnë nga zemra në Shqipëri

Të paktën 87 mijë persona në Shqipëri vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Mjekët thonë se rastet janë në rritje ndërsa mes të prekurve nuk mungojnë as moshat e reja. Problemet kardiake renditen mes shkaqeve më të shpeshta të vdekjeve me plot 16 mijë raste vitin e kaluar.

Në Shqipëri sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve.

Vitin e kaluar prej tyre humbën jetën rreth 16 mijë persona.

Dorina Toçi nga Instituti i Shëndetit Publik thotë se numri i të prekurve nga këto sëmundje ka ardhur në rritje.

Dorina Toçi: Sipas regjistrave të mjkëve të familjes ne kemi mbi 87 mijë persona me sëmundje kardiovaskulare në vendin tonë nga këta rreth 36 mijë janë me sëmundje ishemike të zemrës, ndërkoh ë q ë 260 mijë persona në total vuajnë nga hipertensioni dhe sëmundje të tjera kardiovaskulare.

Përveç numrit t ë rasteve numrit të vizitave dhe shtrimeve spitalore, gjatë 10-vjeçarit të fundit vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare ka ardhur në ulje, kryesisht vdekshmëria e parakohshme.

Mjekët kardiolog ë vërejnë se sëmundjet kardiovaskulare po dominojnë edhe te të rinjtë. Mes të prekurve nuk mungojnë as 20-vjeçarët.

Ëngjëllushe Hasani: Aktualisht kemi dhe 20 dhe 30-vjeçar të prekur, qoftë me sëmundje t ë hipertensionit.Duhet t ë specifikojmë ata që janë me dislipidemi që janë gjenetike.  

Faktorët e riskut në shfaqjen e këtyre sëmundjeve janë disa.

Mes tyre mjekja kardiologe Ëngjëllushe Hasani rendit obezitetin, diabetin apo duhanpirjen.

Ëngjëllushe Hasani: Këto faktorë rreziku si diabeti, hipertensioni, dislipidemit apo obezoiteti janë vrasës të heshtur dhe nuk kanë shenja.

Për të parandaluar problemet mjekët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme dhe kujdes të shtuar në stilin e jetesës.

Dorina Toçi: Sa më shumë aktivitet fizikë, ushqyerje e shëndtshme, kontrolle të tensionit dhe diabetit.

29 shtatori është dita ndërkombëtare e zemrës dhe në kuadër të saj mjekë kardiologë dhe specialistë të Institutit të Shëndetit Publik zhvilluan disa aktivitete ndërgjegjësuese në Tiranë.

Dita Botërore e Zemrës, 87 mijë persona vuajnë nga zemra