Hezitim për vaksinën e fruthit, prindërit ua shtyjnë në kohë injeksionin fëmijëve
Vitet e fundit prindërit po hezitojnë të vaksinojnë në kohë fëmijët e tyre kundër sëmundjes së fruthit.
Kjo vaksinë duhet të kryhet në moshën 1-vjeçare, por për frikëra që prindërit i lidhin me autizimin ata zgjedhin ta shtyjnë me disa muaj injeksionin.
"Kjo për faktin se vaksina e 1-vjetorit, e MMR-së e fruhtit korespondon me një zhvillim psikomotor të fëmiëjs që në atë moshë vihet re.
Pra shikohet lidhja sociale, fjalët e para, shikohet se sa kontakt bën ky fëmijë me fëmijët e tjerë dhe duke qenë se është kjo moshë dhe prindërit nuk e kanë parë këtë zhvillim, prindërit duan gjithmonë ta shtyjnë derisa të binden që është çdo gjë në rregull me fëmijën e vet," thotë mjekja pediatre Anila Sevdari.
Mjekja Pediatre Anila Sevdari thotë se moskryeja e vaksinës i ekspozon fëmijët ndaj këtij infeksioni që mund të shkaktojë komplikacione të rënda te të vegjlit. Më të rrezikuar janë fëmijët nën moshën 5-vjeç e ata që veçanërisht frekuentojnë çerdhe e kopshte.
"Nëse nuk ka krijuarantitrupa, fëmija është i rrezikuar për veten e vet, por dhe për fëmijët e tjerë që mbase nuk kanë mbushur moshën dhe se kanë bërë vaksinën. Pra është rrisku edhe individual dhe për fëmijët e tjerë," thotë ajo.
Kohët e fundit fatmirësisht nuk ka persona të prekur nga kjo sëmundje. Mjekja Sevdari shpjegon simptomat.
"Është shumë i ngjashëm me virozat e stinës sepse në fruth përveç shenjave karakteristike: njollat e koplikut në gojë ka dhe skuqje sysh, rrjedhje hundësh me temperaturë dhe në fund dhe rashi në lëkurë.
Por shenjat e para si një virozë e zakonshme.
Me kalimin e ditëve dhe gjendjes klinike fillon dhe dallohet më pas. Ne nuk kemi pasur fëmijë të diagnostikuar me fruth, por risku është. Prandaj ne bëjmë thirrje gjithmonë prindërve që ti vaksinojnë fëmijët," tha ajo.
Në vitin 2018 Shqipëria u përballë me shpërthim të sëmundjes së fruthit, me qindra persona u infektuan por nuk munguan as fatalitetet tek të vegjlit.
Mosvaksinimi i popullatës ishte një nga arsyet.
