Detaje nga pengmarrja në autostradë, policia ndoqi makinën që rrëmbeu njërin prej vëllezërve

Detaje të reja nga historia që po trajtohet si pengmarrje e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës.
Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj po udhëtonin me motor kur një makinë I ka prerë rrugën dhe janë përplasur. Për pasojë motori ka dalë nga rruga.
Mes dy vëllezërve dhe 4 personave në makinë ka nisur konfrontim fizik, dhe dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë dhe disa persona të tjerë.
Gjatë sherrit personat ende të paidentifikuar kanë future në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Mësohet se policia I është vënë në ndjekje. Në momentin që personat e kanë parë që po ndiqeshin e kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe janë larguar.
Më pas është bërë dhe denoncimi. Policia po e trajton rastin si heqje e paligjshme e lirisë.
Deri tani flitet për dy pista hetimi.
Pengmarrja mund të jetë si pasojë e konfliktit të lindur për shkak të aksidetit por mund të jetë dhe e shkuara e dy vëllezërve, informon gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj.
