Farmacisë iu vu flaka në Vlorë, flasin banorët: Dëgjuam një zhurmë si bombë
Nga Ora News Përditësimi i fundit 3 Tetor 2022, 08:32
Një farmacie iu vendos flaka gjatë natës në qytetin e Vlorës.
Deri tani dyshohet se një persob i maskuar i ka vënë flakën derës së farmacisë me lëndë djegëse.
Ndërkohë banorët që jetojnë në pallatin sipër farmacisë tregojnë se dëgjuan një zhurmë sikur plasi diçka dhe dolën në ballkon për të parë se çfarë kishte ndodhur.
"U trembën se dëgjuam një zhurmë si bombë. Kur dola këtu (në ballkon) u bllokova…se era erdhi që brenda. Nuk pashë asnjë njeri, asnjë gjë se ma dha zemra. U tremba shumë," tha një banore.
