Digjet farmacia në Vlorë, autori spërkati derën me lëndë djegëse
Një farmaci është djegur në orët e para të mëngjesit së të hënës në Vlorë. Ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa nga burimet në polici mësohet se pronarja e farmacisë nuk rezulton të ketë probleme me ligjin.
Një farmaci është djegur në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:30 të mëngjesit së të hënës në bulevardin “Ismail Qemali”.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja është e qëllimshme.
Të dhënat e para tregojnë se një person i maskuar e ka spëkratur me lëndë djegëse derën kryesore e më pas I ka vënë flakën.
Kjo kamerë sigurie mendohet të ketë kapur të gjithë skenëne ngjarjes bashkë me personin i cili i vuri flakën biznesit.
Resmina Isakaj administratorja e farmacisë, rezulton të jetë person pa precedent penal.
Banorët e pallatit u shprehën të tronditur për ngjarjen ndërsa thanë se u ndienë të frikësuar.
"U trembën se dëgjuam një zhurmë si bombë. Kur dola këtu (në ballkon) u bllokova…se era erdhi që brenda. Nuk pashë asnjë njeri, asnjë gjë se ma dha zemra. U tremba shumë," tha një banore.
Djegia e qëllimshme e bizneseve dhe e makinave është një fenomen i përhapur në Vlorë, dhe në shumicën e rasteve është lexuar si formë për të përcjellë një mesazh kërcënues.