“Kush është ai i çmendur që të votojë Veliajn?” Balliu: Absurditet, Tiranën e ka vrarë
Klevis Balliu thotë se opozita ka arritur të përballojë sulmet që janë bërë ndaj saj.
Në një intervistë për RTV ORA shefi i organizimit të PD-së, Balliu tha se vetëm një i çmendur mund ta votojë sërish Veliajn.
Sipas tij aferat që Veliaj ka bërë janë të njohura.
Klevis Balliu: Sulmi që i është bërë opozitës, opozita arriti ta përballojë, të dali nga kjo situatë dhe të krijojë jo vetëm një front të përbashkët por dhe një protestë masive. Sot po angazhohemi për zgjedhjet. Kush është a i çmendur që të votojë Veliajn? Një incinerator paguhet 80 mijë euro në ditë dhe nuk punon, lekët i marrin nga taksat e qytetarëve. Një shkollë e ka vlerësuar 2 milion euro. Po rriten taksat, një çift i ri nuk mund të blejë një apartament. Në 2 muaj 40 % rritet çmimi i apartamenteve. Pse nuk rritet cilësia e jetës në Tiranë, por rriten kullat? Për çfarë arsyeje do ta votosh Veliajn? Ç’të votosh Veliajn është një krim që i bën vetes tënde që i bën familjes tënde. Ka vetëm një ekspertizë dh ekspertiza e tij janë zgjedhjet. Të votosh atë e quaj absurditet.
Por cila është alternativa që PD ofron?
Klevis Balliu: Ne si opozitë kemi alternativën tonë nuk do ta zgjedhë Ndrageta, as mafia as ministrat hajdut të Ramës. Alternative jonë kush është? Të ulim taksat, t’ju japim shërbimin qytetarëve. Ky është një njeri që Tiranën e ka vrarë. Shkollat e Tiranës që i ka bërë me stafin që 6 prej tyre ishin të lidhur me trafikantet dhe tjetri që vidhte varret. Si aksioni politik si protestat më të mëdha dhe të forta që keni parë ndonjëherë por dhe aksioni do të jetë ndër më të mëdhenjtë që keni parë ndonjëherë.


