VIDEO/ Asllani i pafuqishëm për të ndezur Interin, Roma bën goditjen në Milano

75 minuta pozitive për Kristjan Asllanin por një ndeshje për t'u harruar për Interin. Fiton Roma në "San Siro" me golat e Dybala dhe Smalling që zhytën Inzaghin me dy humbje rresht dhe 4 në 8 javë kampionat.

Ndeshje nervash në Milano ku fitoi skuadra që tregoi më shumë qetësi dhe durim ndërsa Interi nuk pati vazhdimësi në menaxhimin e ndeshjes dhe konsumoi shumë energji në pasime por jo në finalizim.

Asllani tentoi golin e avantahit në miniutën e 67 por vetëm centimetrat ia mohuan gëzimin ndërsa 15 minuta nga fundi ia la vendin armenit Mhitarian. 

Në ndeshjen tjetër, Napoli nuk u lodh aspak ndaj Torinos duke fituar dhe ruajtur kreun e klasifikimit të Serie A. 3-1 me dy gola të Anguissa dhe një të Kvaratstchelia për t’i dhënë vazhdimësi sezonit të skuadrës së Luciano Spalletit.