Drejt një ligji të ri zgjedhor

Pas zgjedhjeve vendore mazhoranca dhe opozita do të nisin punën për të  shkruar një ligj të ri zgjedhor nga fillimi, i cili do të rregullojë organizimin e lokaleve dhe zgjedhjeve parlamentare të ardhshme.

Edhe bashkëdrejtuesi i Komisionit të Reformës Zgjedhore pak ditë më parë është shprehur se ka ardhur koha që të mos merremi me arnime të Kodit të vjetër por të bëjnë një lidh të ri.

Sipas draft kalendarit të përgatitur nga ekspertët, PS dhe PD sëbashku me aletatët do të duhen që të përgatisin draftin e ri deri me 8 mars të 2023.

Por ky ligj i ri nuk do të jetë në funksion të zgjedhjeve vendore të vitit të ardhshëm, pasi për to do të ketë amendime në kodin e vjetër. Të gjitha amendimet që do të kalojnë me sukses do të implementohen më pas në dokumentin e ri. Në rast se dispozitat nuk kanë dakortësi politike për një çështje apo dispozitë të caktuar, Bashkëkryetarët i drejtohen për mendim konsultativ ODIHR-it.

Por para se të bien dakord për Kodin e ri Zgjedhor Alibeaj dhe Gjiknuri do të duhet të bindin të tyret dhe Oerd Bylkybashin e PD që në zgjedhjet vendore të 2023 të implementojnë pikat e dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit në 2020.

Pikat 4,5 dhe 6 sipas marrëveshjes politike me ndërmjetësimin e ndërkombëtarë synon depolitizimin e administratës zgjedhore, por pavarëisht se do të duhet të zbatohen në vitin e ardhshme, opozita dhe mazhoranca ende nuk e kanë gjetur dakordësinë e plotë.