"Shprehu opinione", Veliaj s`preket nga gjykatat, shpallet i pafajshëm për të gjitha paditë për shpifje

Kryebashkiaku i Tiranës i Tiranës, Erion Veliaj, nuk preket nga gjykatat të cilat deklaratat e tij qofshin edhe të pavërteta po i cilësojnë si opinione personale. Vendimi i radhës në favor të tij lidhet me padinë e bërë nga aktivisja Adriana Kalaja. Me të njëjtin argument, si për paditë e Grida Dumës dhe Jorida Tabakut, togat e zeza shfajësuan Veliajn, i cili sipas tyre ka shprehur opinionet e tij për të cilat nuk dënohet.

Gjykata e Posaçme shpëtoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, nga padia për shpifje me argumentin se thëniet janë opinione të tij, të cilat ai i dëgjon ose i mëson nga mediat.

I njëjti argumentim ligjor po përdoret në Gjykatën e Posaçme në disa procese ku janë depozituar mbi 20 padi për shpifje për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Vendimi i radhës në favor të këtij të fundit u dha nga gjykata për padinë e  aktivistes Adriana Kalaja.

Ajo kishte akuzuar për shpifje kryebashkiakun e Tiranës por gjyqtarja e çështjes rrëzoi akuzat edhe pse avokatja Adriana Kalaja tha se vendimi ishte i njëanshëm.

"Gjykata nuk e pa me vend që këto janë shpifje bazuar në faktet që pretendon i akuzuari prej meje për sakohë në asnjë moment i akuzuari prej meje nuk solli një fakt të vetëm të dënimit nga ana ime nga një gjykatë e çfarëdo niveli më veprën penale të mashtrimit."

Por edhe SPAK kishte kërkuar shpalljen e pafajshëm të Kryebashkikut dhe ky qëndrim sipas Kalasë është i  papranueshëm.

"Prokurori thotë të shpallet i pafajshëm i akuzuari prej meje Erion Veliaj, ndërkohë që prokurori në atë proces vjen për të mbrojtur interesat e viktimës akuzuese, në kundërshtim me ligjin dhe çfarë u provua gjatë gjykimit, kërkon pafajësinë e të akuzuarit prej meje."

Aktualisht kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, rezulton personi më i paditur në Gjykatën e Posaçme, kryesisht nga deputetët e opozitës.

Deri tani ai ka fituar dy padi ndaj tyre përballë Grida Dumës dhe Jorida Tabakut, ndërkohë në proces është edhe padia e Lulzim Bashës.