“Nëse më voton martohem me ty” Si u martua Anisa nga Shqipëria me senatorin australian
Anisa vajza me origjinë nga Puka tregon si nisi historia e dashurisë që përfundoi në martesë me senatorin australian Janno Dunian.
Familja shqiptaro australiane: Zekri Palushi, Tina Palushi (gjyshërit) Janno, Anisa dhe tre djemtë e tyre ishin sot studion e “Ditë e Re” në RTV Ora.
Anisa kujton se u njohën kur ishin në universitet dhe studionin bashkë juridik. Tani janë prindër të 3 djemve
Anisa Palushi: "U njoha në Universitet. Të dy studionim në juridik. Ai po garonte për një post në Universitet dhe ndërsa më dha fletën e votimit më tha: “Nëse më voton do të martohem me ty! Unë shkova të votoja por nuk e mbaja mend emrin e i thoja shoqeve të mija, si e kishte emrin ai djali me sy blu” kujton Anisa duke qeshur.
Po mjeku a ka pasur dëshirë një dhëndër shqiptar?
Zekri Palushi:" Ëndrra e çdo shqiptari jashtë është që fëmijët e tyre të martohen me shqiptarë. Por ky është një mendim egoist, pasi mendojmë se duke martuar fëmijën me shqiptarë lajmë gjynahet që kemi bërë duke lënë këtë vend. Por unë kam qenë i hapur.
Takimi i parë me dhëndrin
Zekri Palushi: Ne jetonim dy orë larg me avion. Tina më tha se do vinte Anisa të prezantonte shokun e saj. Unë e pyeta: Çfarë djali ajo s’ka mbaruar shkollën? Atë ditë lashë punën dhe kur u takova u impresionova. Është më shqiptar se shqiptarët. Kemi pasur fat Anisa por dhe ne. Madje ai është dhe senator dhe ministër. Deri para tre muajsh kanë qenë në pushtet, tani janë në hije.
Takimi i parë
Zekri Palushi: Ne jetonim dy orë larg me avion. Tina më tha se do vinte Anisa të prezantonte shokun e saj. Unë e pyeta: Çfarë djali ajo s’ka mbaruar shkollën? Atë ditë lashë punën dhe kur u takova u impresionova. Është më shqiptar se shqiptarët. Kemi pasur fat Anisa por dhe ne. Madje ai është dhe senator dhe ministër.
