Prehu në paqe “Gangsta’s Paradise”, ndërron jetë në moshën 59-vjeçare reperi amerikan
Coolio, reperi amerikan më i njohur për këngën e vitit 1995 "Gangsta's Paradise", ka ndërruar jetë në Los Angeles në moshën 59-vjeçare. Për momentin nuk sqarohet shkaku i vdekjes, por raportimet në media flasin për një arrest kardiak.
Coolio, reperi amerikan më i njohur për këngën e vitit 1995 "Gangsta's Paradise", ka vdekur në Los Angeles në moshën 59-vjeçare.
Muzikanti fitues i çmimit “Grammy”, emri i vërtetë i të cilit ishte Artis Leon Ivey Jr, ndërroi jetë në shtëpinë e një miku, njoftoi menaxheri i tij, Jarez Posey.
Për momentin nuk sqarohet shkaku i vdekjes, por raportimet në media flasin për një arrest kardiak.
Coolio e filloi karrierën e tij rep në Kaliforni në fund të viteve ‘80, por fitoi famë globale në vitin 1995 kur publikoi "Gangsta's Paradise" për kolonën zanore të filmit "Dangerous Minds", ku interpreton aktorja Michelle Pfeiffer.
Ai u vlerësua për “performancën më të mirë rap solo” për këngën në ceremoninë e çmimeve Grammy, një vit më pas.
Me një prekje magjike nga Stevie Wonder, kënga "Pastime Paradise", u bë një hitet më të famshme, me miliona kopje të shitura në mbarë botën, duke kryesuar poplistat në 16 vende, dhe duke zënë vendin e i në “Billboard” për vitin 1995.