“Zeshkane, Bjondina, Ajshe Lujlie” Altin Sulku nuk la gocë pa i kënduar
Disa nga titujt e këngëve e këngëtarit Altin Sulku ndër vite janë: Zeshkane, Bjondina, Ajshe Lujlie.
Por cila prej tyre ka qenë dedikim për dikë?
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Altin Sulku tha se asnjë nga këto këngë nuk është dedikim për dikë.
“Jo nuk kam pasur dedikim, kanë ardhur natyrshëm. Kam bashkëpunuar me Irkenc Hykën dhe me Irgen Bojën. Erdhën natyrshëm gjërat. Filluam me kojshien, kojshie ke shumë shije, pastaj “Kaçurelja”, më pas “Zeshkanja”. Shiko unë ndonjë gocë në rrugë nonjë stil. Boll tha Irkenci se e bëre bajat me këta. Ishte dhe fati im që më shkonin.”
Së shpejti Altini do ët vijë me një këngë të re.
“Do të kemi së shpejti një këngë. Një bashkëpunim. Është një këngë e bukur dhe këngëtarja është një këngëtare e mirë. Nuk është për flokët e kështu gjërash por është një këngë dashurie.”