Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano, i kapën paparacët

Pas raportimeve se duan të jenë çifti i ri i Hollivudit, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid janë kthyer në një nga temat më të përfolura të showbiz-it të huaj.

Pas fotos së tyre nga dalja e tyre e natës që u publikua në internet, objektivi i paparacëve është duke i ndjekur dhe këtë herë i ka pikasur në Milano.

DailyMail ka publikuar foto të aktorit dhe supermodeles.

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano, i kapën paparacët

Leonardo DiCaprio duket se po shijon udhëtimin e tij në Milano pasi Hadid është atje për punë.

Me rastin e sfilatës së Versace për Javën e Modës, ylli i Hollivudit mesa duket ka ndjekur partneren e tij të re në Itali.

27-vjeçarja sfiloi për koleksionin Pranverë/Verë 2023 të Versace të premten e kaluar gjatë Javës së Modës në Milano, përpara se të shkonte në një festë ku ishte e ftuar.

Paparacët e “pikën” DiCaprion në Milano teksa argëtohej me miqtë e tij, mbrëmjen e së shtunës.

Sipas burimit të Entertainment Tonight, të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke qëndruar larg kamerave dhe syve kureshtarë.

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano, i kapën paparacët