Teuta Lagja, mësuesja që leu dhe rikonstruktoi shkollën
“Në Shkodër pothuajse të gjithë lindin artist. Gjithçka të ushqen me art. Mua më ushqeu me pikturën.”
Kështu shprehet mësuesja Teuta Lagja nga Shkodra.
Mësuese Teuta jo vetëm që ushton profesionin e mësueses gjithë pasion por bojërat dhe talentin e saj i ka dhënë shkollës një pamje tjetër përmes pikturave të pikturuara.
Teuta Lagja: Ne nuk jemi thjesht mësues jemi dhe ambasador të asaj zone dhe shega është produkt i zonës. Fara e kungullit është marrë nga zona ime. Falënderoj drejtorin që më ka lejuar. Unë u jam përmbajt kurrikulave. Nga hyrja e shkollës është bërë murale me lule. Në oborr pjesët e këndit sportiv, shkallët. Nxënësit shpesh më shumë dëmtojnë se rregullojnë por duhet tu thuash ne po punojmë hajde ta bëjmë bashkë. Vëmendje dhe përgëzime ka marrë muralja te hyrja e shkollës. Shkonte gjithë fshati e bënte foto te muralja.
Ajo ka hapur dhe një ekspozitë të saj “Luleborë”. Ajo çfarë e frymëzon mësuese Teutën është natyra.
Teuta Lagja: Më frymëzon natyra. Kur jam e trishtuar nuk pikturoj fare, por kur jam e qetë dhe jam në një botë krejtësisht tjetër. Vajza e ka trashëguar shumë por nuk ka dëshirë ta ekspozojë.

