Rama, Meta e Veliaj kanë probleme me gjuhën shqipe

Përdorimi i gjuhës shqipe sa vjen dhe bëhet një temë shumë e rëndësishme për t’u diskutuar në lidhje me deformimet që po pëson dita ditës.

Në emisionin “Ditë e Re” u diskutua për komunikimin në gjuhë shqipe dhe ndërfutjen e fjalëve të huaja.

Poeti dhe shkrimtari Albi Lushi u shpreh se përdorimi i fjalëve të huaja nëse kanë një gjegjëse në shqip është i gabuar përveç rasteve kur nuk ekzistojnë fjalë të përshtatshme në shqip.

Për pedagogen dhe përkthyesen Albana Nexhipi Lekaj “gjuha është një organizëm i gjallë që pasurohet gjithë kohës, dhe pasurohet edhe kur tentojmë të huazojmë fjalë të reja”.

Albana u shpreh se e shqetëson fakti se nuk ka rojtarë të gjuhës shqipe, të cilët të mbrojnë me fanatizëm shqipen dhe të bazohen në literaturë të përshtatshme për të kryer këtë funksion.

Gazetarja Aida Topalli thotë se problemi nis nga politikanët të cilët përdorin shumë huazime.

“Kemi politikanët të cilët përdorin shuam huazime, fjalë të huaja. Pra janë qeveritarët ata të cilët duhet të mbrojnë gjuhën shqipe si pasuri kombëtare të cilët  e deformojnë që këtu nis problemi. Edhe Rama ka huazimet e veta, janë të shpeshta madje. Zoti Veliaj po ashtu, zoti Meta po ashtu, deklaratat në parlament janë plot huazime që këtu nis problemi.”