Të eksplorosh kanionet nga toka ajri dhe uji, Kozma Prendi ndan historinë në “Ujëvarën e Dashurisë”

Kozma Prendi në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ndau eksperiencën e tij të eksplorimit të të kanioneve nga toka, ajri dhe uji.

“Janë një serë disiplinash që po i  zhvillojmë në Shqipëri. Jam i pari që po eksploroj kanionet e Shqipërisë. Po praktikoj dhe rafting e parashutën.  Është si të jesh në një univers tjetër. Kjo lloj aventure ku shikon putra arinjsh e ujqërish të bën të ndihesh i lirë. Mendon sa i vogël je dhe se sa i pafuqishëm je përballë natyrës. Ka aq shumë kanione dhe atraksione të cilat nuk i kemi shpalosur akoma.”

Kozma Prendi tregon se jo gjithkush mund ti eksplorojë kanionet pasi ka disa taktika të cilat duhet ti njohësh.

“Nuk mund ta nisi kushdo. Mund të humbasësh dhe jetën. Janë teknika që zbatojmë për kryerjen e zbritjeve. Unë kam 5 vjet që e praktikoj. Diferenca bëhet se kush është i aftë të shmangi riskun dhe janë disa teknika të sigurta.  Jam praktikuar vetëm thjesht çdo sezon praktikohesha me mësuesit nga jashtë dhe më pas praktikohesha vetëm. Mendoja çdo skenar.”

Gjithashtu ndau dhe një nga eksperiencat e tij që i ka mbetur në mendje.

“Nuk mund ta harroj kurrë. Kemi qenë duke zbrit “Ujëvarën e Dashurisë”, kam qenë 19 vjeç dhe bëra një neglizhencë. Nuk vendosa si duhet dhe në një moment ngeca në mes të ujëvarës dhe nuk lëvizja dot për 20 sekonda. Gjithë uji më vinte në kokë. Në një moment thash jo këtu tani dhe nuk e di nga më buroi fuqia i kam shtytur këmbët me gjithë fuq që të shmangja ujin nga fytyra. Unë nuk e harroj më asnjëherë çantën në kurriz.”

Sipas tij Kanioni i Erzenit është i përshtatshëm për fillestarët.