Apollonia hap dyert për “Fokus Award 2022”

Këtë vit ishte edicioni i 13 i “Fokus Award 2022”i cili u organizua në Apollonia.

Ndryshe nga edicionet e tjera  fotografi dhe kuratori i eventit Elton Koritari thotë se ky edicion ka pasur risi.

Elton Koritari: E ka bërë të  veçantë dhe mënyra si u organizua. Këtë vit vendosëm të guxonim, ishin plotë 6 zhaner. Kemi ftuar jo vetëm fotograf por dhe murator të rinj. Është një punë e madhe. Pa entuziazmin  të gjithë fotografëve nuk do ët mund të realizohej. Ka fotograf që edhe pse janë të afirmuar e mbajnë këtë event të gjallë.

Evente të tilla sipas Koritarit i bën më aktiv artistët.

Elton Koritari: Artisti shqiptar ka një mungesë të skenave. Pra ndjej që artisti shqiptar ka nevojë të mësohet me ekspozimit. Bota e artit është edhe cinike. Pjesëmarrja në këto vente të bën aktiv. Nëse puna jote nuk shfaqet ngelet një punë e cunguar. Për atë jeton një artist, për ekspozitën .

Fituesi ishte këtij eventi ishte Naim Shala nga Kosova.

Fotografi Koritari kur flet për karrierën e tij është mjaft modest dhe pse ka 15 vite karrierë.

Elton Koritari: Unë e kam mënyrë jetese fotografinë. Është herët për të folur për rezultate se janë 15 vite që merrem me këtë punë por është profesion, zanat. Profesion që tashmë ka hyrë edhe në karrierën universitare. Kërkon ti largohesh çdo lloj paragjykimi.