Altin Sulku ia dedikon Noizit karrierën. Më ngriti në këmbë kur "isha i paralizuar". Ja sa kushtoi klipi i këngës "Lozonjare"
Që në vitin 2002 këngëtari Altin Sulku është pjesë e muzikës.
“Më duket sikur kam nisur dje, më duket sikur kalon aq shpejt koha. Kur shikon që nga ajo që ke mbjell dhe po korr të vjen mirë.”, thotë ai.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA Altini tha se nuk ka vetëm fitim në muzike por të duhet dhe të shpenzosh.
Ai tregoi se në klipin e fundit që ka realizuar me Noizin ka shpenzuar plotë 10 mijë euro.
“Klipin e fundit që kam bërë me Noizin më ka vajtur 10 mijë euro. Më vjen mirë për këtë bashkëpunim me Noizin njerëzit duan thjesht të bëjnë një foto me të, jo më të bashkëpunosh. Më vinte zor ti thoja Noizit për bashkëpunim. Unë ja kam propozuar, ai më dështe aq shumë. Dhe ai e donte një gjë të tillë por priste të vinte momenti.”
Për të Noizi ka qenë mbështetje dhe në momente të vështira.
“Në vitin 2008 deri në 2014 u shkëputa dhe më bëri shumë keq. Falë vëllait tim Noizi që më ngriti në këmbë nga i “paralizuar”, isha zero. Ia ndjeja mungesën në çdo moment. E kish me qejf, këndoja mes miqsh. Dhe këto vite i kujtoj e keqja nuk harrohet kollaj."

