Beqar por i dashuruar, Lorenc Hasrama flet troç: Ça vipash jemi ne?!

Muzika live këngëtarit  Lorenc  Hasrama i jep kënaqësi të frikshme. Ai thotë se është si të biesh në dashuri madje muzika e frymëzon më shumë se një femër. 

Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA  Hasrama u shpreh se se është shumë detaist dhe selektiv në këngët e tij.

Lorenc Hasrama: Kam arritur në një pikë që unë thjesht dua të publikoj muzikë të mirë. Kjo më mjafton. Nuk mund të mbahesh me një hit, duhet të mbahesh si personazh. Jam kritik dhe detaist i sëmur ndaj këngëve. Nga ana e tregut unë këngën më të klikuar kam atë që nuk më pëlqen. Kënga AMA, ma solli Olsi, nxorëm një video në instagram dhe pati sukses.

Sa u përket kompeticioneve ku merr pjesë ai shprehet se merr pjesë pasi sipas tij është më mirë se një videoklip për të lançuar një material që nuk është komercial. 

Lorenc  Hasrama: Unë shkoj në kompticione se është më mirë se një videoklip për të lançuar një material që nuk është komercial.  Kam pritshmëri deri aty ku unë vendos. Në momentin që gjërat nuk i kam në dorë nuk merrem me pritshmëri. Arti nuk është garë garojnë kuajt jo artistët. Kur shfaqem siç dua jam i fituar. Luaj pionao, violinë, kitarë. Pianon kam më pikë të dobët. 

Është i dashuruar me muzikën por a ia ka marrë zemrën ndonjë vajzë Lorencit?

Lorenc  Hasrama: Jam i dashuruar me muzikën nuk bëhen dot të dyja. Një autokritik si unë nuk bie dot kollaj në dashuri. Jam kritik por më shumë se aq kam kokën time dhe nuk dal prej saj. Nuk më pëlqen as të ndryshoj njerëzit. Jam beqar tek pullë serioz. Jemi një herë mirë me punën. 

Edhe kur kthehet pas në fëmijëri Lorenci thotë se ajo periudhë ka qenë muzikë muzikë dhe vetëm muzikë.

Lorenc Hasrama: Fëmijëria ime muzikë, muzikë muzikë dhe vetëm muzikë. E gjithë jeta është rrotulluar rreth muzikës. Po ët kisha pas mundësi do ët dilja nga barku i mamit me kitare.

Pavarësisht sukseseve dhe talentit ajo çfarë e karakterizon  atë është thjeshtësia.

Lorenc Hasrama: Çfarë kam bërë kaq të madhe të mos jem i thjesht. Kur del Zuckembreg i thjesht të bëjmë ne të fortët. Kur na thonë vipa, ca vipash jemi ne. Dal këndoj ndonjë këngë. Nuk kam arsye të mos jem i thjeshtë.