“I ngjau me klarinetistin dhe e mori në dasmë” Altin Sulku rrëfen momentin gazmor dhe ëndrrën për muzikën
Nga eventet e verës që këngëtari Altin Sulku ka pasur ndau një histori.
Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai tregoi se si iku në dasmë pa klarinestistin ndërkohë që mendonte se ishte me të.
Altin Sulku: Kishim një dasmë matanë Kombinatit. Më thotë klarinetisti nuk e di ku është lokali. Unë i them më prit në rrugë. Shkoj aty ku e kishim lënë të takoheshim. Ishte një jashtë që i ngjante klarinetistit dhe unë ja bëj me dorë i them hajde. Kur shkoj te lokali del ai i them kush je ti? Më thotë a je Armendi. Ishim dhe vonë. Kam qeshur shumë.
Për Altinin muzika është një pasion dhe dëshirë që e ka shoqëruar gjithmonë. Por për rrethanat në të cilat ndodhej nuk e kishte të lehtë ti futej asaj rruge. Ai tregoi se si u bë pjesë e muzikës.
Altin Sulku: Muzikën e kam trashëgimi nga babai, ai këndonte. Unë këndoja në ambiente me miq e shok por si atëherë ika në Greqi. Duke kënduar në autobus rrugës për në Greqi, atëherë më vjen një djal dhe më afrohet afër. Më thotë jam Bledi. Më tha ‘këndoke bukur, nuk të ka shkuar mendja të bësh album?’ Më thotë ‘kam vëllain Sokol Marsin’. Mua mu ngroh zemra. Pastaj takohem me Sokolin. I këndoj një këngë greke. Sa ja këndoj thot sop. Ke zërin shumë të mirë ja vlen. Nuk e kisha menduar në botë që do të ishte kështu. Punoja kamarjer në Athinë, doja të bëja ndonjë budallallëk të më thonin ik.
Por Altinin nuk e kanë ndihmuar vetëm miqtë, për të familja ka qenë një mbështeje dhe shtysë e madhe.
“Dhe familja më ka ndihmuar nga ana ekonomike. Jemi 7 fëmijë 4 vëllezër tre motra. Kur i kam dërguar tekstin e parë vëllait të madh nisi të qante që a vërtet po e ndjek ëndrrën që ke.”

