Shehi: Dosjet duhen hapur vetëm për ata në politikë, jo për barinjtë dhe berberët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2022, 22:36
Në “Ora e Betit” në RTV Ora me Beti Njumën, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se nuk mund të hapen dhe mbyllen dosjet për të gjithë, por për politikën.
Ai tha se dosjet e ish-Sigurimit duhen hapur për ta njëherë e mirë dhe pastaj të mbyllen, sepse përndryshe është muhabet kot.
Shehi: Hap e mbyll kaq vite të dosjeve për të gjithëve nuk shkon. Dosjet duhet të hapen për ata 200-30 persona që duan të merren me politikë. Të merret vesh për funksionarët e shtetit dhe nuk mund të pranohen më spiunët. Po u morëm me dosjet e barinjve dhe berberëve, ky për mua është muhabet kot.
Hajde t’i hapim dosjet për t’i mbyll njëherë e mirë. T’i hapim sot dhe t’i mbyllin deri në 2025 p.sh. sepse kjo gjë nuk mund të vazhdojë pa fund.

