Burgu nuk e dërgoi në Gjykatë , dështon për herë të 6 seanca për Arbër Paplekajn

Seanca paraprake për ngjarjen që përgjaku fushatën e zgjedhjeve 2021 dështoi për herë të 6 radhazi. Shkak këtë herë sipas avokatëve ishte dështimi mungesa e kapaciteteve të drejtorisë së Burgjeve për të dërguar në Gjykatë, Arbër Paplekajn, në akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit

Dështon për herë të 6 seanca paraprake në Gjykatën e Elbasanit për Arbër Paplekën, ish efektin e Forcës RENEA të akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021

Shkak këtë herë sipas avokatit të Paplekajt ishte pamundësia e burgut 313 ku ai qëndron në paraburgim për ta transportuar drejt Elbasanit.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Nuk ka një arsye që varet nga ne. Toga e shoqërimit nuk e ka shoqëruar sot Paplekaj në seancë.

Ai donte të ishte, ne donim të vazhdonte kjo seancë pasi është seanca e disatë. Në njoftimin që ata bënë kjo ishte, që nuk kishin mundësi shoqërimi," tha avokati i Paplekaj, Marash Martinaj.

Për ngjarjen e 21 prillit 2021 nën akuzë janë edhe dy ish-drejtorë e policisë së Elbasanit, Niko Palla dhe Albert Nushi, dhe 6 efektivëve të forcës “Shqiponja”.

Arbër Paplekaj, i angazhuar me të ashtuquajturën Struktura e PD për mbrojtjen e Votës akuzohet se vrau mbështetësin e Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani pas një përplasje me dyshimin për blerje votash.

Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota  punonjëse e policisë së Shtetit mbetën të plagosur.

Dy ish drejtuesit e Policisë së Elbasanit dhe 6 efektivët e Forcës Shqiponja akuzohen se nuk reaguan sipas përcaktimeve ligjore edhe pse ishin në vendngjarje.