Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes së Kujtim Memës në Lushnje

Atentati ndaj Kujtim Metës në 20 prill të 2022 në Lushnje, tanimë ka një autor.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 39 vjeçarin D.Sh., banues në Lushnje.

Autori hapi zjarr ndaj 44 vjeçarit në lagjen "Skënder Lubova", Lushnje, duke e lënë atë të plagosur rëndë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Si rezultat i hetimeve të thelluara dhe provave të grumbulluara në lidhje me këtë ngjarje, u bë identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. Sh., 39 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u shpall në kërkim.

Për 29-vjeçarin, pas identifikimit nga ana e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, caktoi masën e sigurisë "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak"," njoftoi policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.