Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-truprojes së Sajmir Tahirit për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Hekuran Markut për gjykim të shkurtuar.

Në seancën paraprake, kur dosja kaloi për gjykim, ish-truproja i Saimir Tahirit kërkoi gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua këtë të hënë nga GJKKO.

Ai akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për shkak të gjykimit të shkurtuar nëse Marku do të dënohet, i zbritet 1/3 e dënimit.

Ndaj tij nisën hetimet si pjesë e një grupi kriminal, mes të cilëve edhe Agustin Deda, edhe ky truprojë tjetër i Tahirit.

Më 1 prill Marku u ekstradua nga Gjermania, për tu përballur këtu me akuzat. Marku e Deda akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës të zbuluar nga operacioni “Shpirti”.