Fiket pas 6 orësh zjarri tek "Qyteti Studenti"
Nga Ora News Përditësimi i fundit 26 Shtator 2022, 09:18
Është fikur pas 6 orësh zjarri tek "Qyteti Studenti" i rënë që pasditen e djeshme në një magazinë rrobash.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se shkak i zjarrit besohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
"Ishte një magazinë e sajuar, pa një sistem ajrimi, ç'ka ka vështirësuar që zjarri të vihet nën kontroll. Zjarrfikësit kanë çarë muret në disa drejtime që të krijonin disa korridore ajrimi në mënyrë që tymi të dilte jashtë," raporton Vatnikaj.
Në pallatin që ndodhet sipër magazinës jetojnë rreth 50 familje që janë me qira, disa prej të cilave braktisën shtëpitë e tyre nga frika e zjarrit.
