Nxënësit e "Mehmet Akif" para kryeministrisë, reagon Rama: Të protestojnë kundër pronarëve që shitën shkollën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter për protestën e fëmijëve për mbylljen e shkollës "Mehmet Akif".

Ai ka deklaruar se nxënësit duhet të protestojnë  kundër pronarëve që e shitën shkollën dhe e spostuan aktivitetin pa marrë lejen përkatëse.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera," shkroi ai.

Megjithatë drejtuesit e shkollës kanë deklaruar më parë se në fund të vitit shkollor 2021-2022 u ndjenë të detyruar për të ndryshuar goditën, për të garantuar një ambjent të denjë, duke deklaruar se kanë patur një leje nga Ministria e Arsimit si dhe të gjitha dokumentet përkatëse.