Mjegull e dendur në Llogara, ARRSH thirrje për kujdes

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë thirrje për kujdes të shtuar në rrugën e LLogarasë për shkak të mjegullës së dendur që ka rënë.

"Në Llogara ka rënë mjegull e dendur mëngjesin e sotëm dhe kalimi në të bëhet me vështirësi. Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë rrugë të bëjnë kujdes, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën," njoftoi ARRSH.

Mjegull e dendur në Llogara, ARRSH thirrje për kujdes